Lajme Shqip Saturday, 09 February 2013 09:35

Një stuhi dëbore ka goditur disa vende në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë e saj, qindra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Massachusetts, Rhode Island, New York, Connecticut dhe Maine, janë vendet të cilat janë në prag të gjendjes së jashtëzakonshme derisa milona qytetarë janë paralajmëruar të mos dalin nga shtëpitë, raporton BBC. 

Meterologët kanë parashikuar se stuhia mund të godasë New Englandin me një fuqi ndër më të madhen në dekadat e fundit.

Ndërkohë janë anuluar edhe qindra fluturime.