Lajme Shqip Saturday, 09 February 2013 09:26

Adele do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në këtë muaj.

Ajo do të këndojë përkrah Shirley Bassey dhe Barbara Streisand, e cila njëherit është edhe idol i Adeles, raporton the sun.

Këngëtarja në ceremoninë e çmimeve Oscar, do të këndojë kolonën zanore të “Skyfall”, këngë kjo e cila është edhe e nominuar për këngën më të mirë origjinal.