Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për buxhetin 2014-20, pas bisedimeve të tejzgjatura në Bruksel.
Marrëveshja është konfirmuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy i cili ka thënë se “është pritur gjatë për të”.
Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar ende, mirëpo siç raporton BBC, thuhet se ky është shkurtimi më i madh buxhetor në BE.
Vendet si Britania e Madhe dhe Holanda, kanë qenë shtytëset më të mëdha për shkurtime buxhetore, në kuadër të masave të ashpra ekonomike.
Buxheti duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian, deputetët e të cilit kanë thënë më parë se janë të gatshëm të bllokojnë, siç kanë thënë ata “çdo buxhet të ashpër”
Friday, 08 February 2013 17:14