Lajme Shqip Friday, 08 February 2013 16:32

Një email i motrës së ish presidentit George W. Bush, Dorothy Bush Koch është hakuar ndërkohë që janë publikuar edhe materiale sekrete të marra nga llogaria AOL.

Hakeri që ka kryer këtë krim kibernetik, ka postuar material me zë online dhe fotografi private të ish presidentit George H.W. Bush.

Siç raporton tmz, hakeri ka postuar materialet online nën nofkën “Guccifer”.

“Guccifer” ka treguar në pastime se ka materiale që përfshijnë një periudhë tre vjeçare, e që kanë të bëjnë me familjen Bush.

Shërbimet sekrete janë duke e hetuar rastin.