Leonardo DiCaprio ka ngjallur shumë thashetheme, pasiqë ai është fotografuar me një bionde e cila ende mbetet “misterioze”.
Mediat amerikane shkruajnë se në fotografi, DiCaprio është me bukuroshen shqiptare Aferdita Dreshaj, mirëpo kjo çështje ende mbetet pikëpyetje.
Aferdita ka sqaruar se me DiCaprion “janë vetëm shokë të ngushtë” ndërkaq në fotografitë e publikuara nga Daily Mail, ku edhe supozohet se Dreshaj është përkrah DiCaprios, ata shihen të jenë tejet të afërt me njëri tjetrin.
“Ne mbajmë lidhjen tonë si shokë të ngushtë” ka thënë Dreshaj për E!
Megjithë dyshimet që janë hedhur mbi vërtetësinë e fotografive, megjithëkëtë mediat amerikane kanë krahasuar veshjen e Dreshajt në po të njëjtën ditë kur janë realizuar fotografitë me DiCaprion dhe ato shkruajnë se “ndoshta nuk është rastësi që rrobat e vajzës në foto janë të ngjashme me të Aferdites”.
Friday, 08 February 2013 14:35