PRISHTINE – Në propozim-rezolutën për Kosovën, të votuar të enjten në Komisionin për Politikë të Jashtme, Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për pesë vendet anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën.
Por, kundërshtarët e pavarësisë me një shumicë të ngushtë kanë arritur të kalonin edhe amendamentin për “mosprejudikimin e statusit”.
Futja e fusnotës në këtë mënyrë edhe në Parlamentin Evropian, nëse mbetet kështu, është një hap prapa, sepse Parlamenti është i vetmi institucion i BE-së i cili e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, shkruan sot Koha Ditore.
Por ata që insistuan që të përdorej një formulim i tillë si argument shpesh kanë përmendur faktin se vetë Qeveria e Kosovës ka pranuar që emri i saj të shkruhet me fusnotë dhe që kjo të shpjegohet se “nuk paragjykohet qëndrimi ndaj statusit”.(LajmeShqip.com)
Friday, 08 February 2013 13:18