Kairo -(plotesuar) Kryeministri i Republikёs sё Kosovёs, Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Egjipt, ka takuar Presidentin e këtij shteti, Mohamed Morsi, më të cilin ka biseduar pёr zhvillimet e fundit nё Kosovё, duke ia parashtruar edhe njëherë kërkesën për njohjen e Republikёs sё Kosovёs nga Egjipti.
Gjithashtu, Kryeministri Thaçi, ka marr pjesë në drekën e shtruar nga Presidenti Morsi, ku janё tё ftuar tё gjithё lidёrёt e vendeve anёtare tё Organizatёs sё Bashkëpunimit Islam (OIC).
Kryeministri Thaçi ёshtё duke marrё pjesё nё punimet e Sesionit tё 12-tё tё Samitit tё Vendeve tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islam (OIC). Ai nё kёtё vizitё ёshtё i shoqёruar edhe nga ministri i Punёve tё Jashtme, Enver Hoxhaj.(K.P/LajmeShqip.com)
****************************************************
Kairo – Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku do të marrë pjesë në Samitin e Konferencës Islamike(OIC) që po mbahet në Kajro.
Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me burrështetas, mbretër dhe kryeministra të vendeve të Konferencës Islamike, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, thuhet nw njoftimin qeveritar.
Ky është Samiti i dymbëdhjetë me radhë, që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Islamik, dhe ku Egjipti do të marrë zyrtarisht presidencën për tri vitet e ardhshme.
Pjesëmarrësit po ashtu do të shohin për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe konsultimeve politike në mes të anëtarëve të këtij forumi.(LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 February 2013 15:38