Lajme Shqip Saturday, 02 February 2013 15:49

Mitrovicë – Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën e njëherësh kryetar paralel i Mitrovicës Kërstimir Pantiq ka thënë për “Novosti” të Beogradit se BE po bën presion që oficerët për ndërlidhje të kenë imunitet diplomatik.

“Taktika e shqiptarëve është që zyrat ndërlidhës në Beograd e në Prishtinë gradualisht të shndërrohen në ambasada. Për këtë arsye nuk ka ende marrëveshje rreth oficerëve për lidhje. Veç kësaj frikohem se Gjermania në fund të shkurtit edhe formalisht do të kërkojë nënshkrimin e deklaratës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën si kusht për vazhdimin e rrugës evropiane”, ka thënë Pantiq. (LajmeShqip.com)