Lajme Shqip Friday, 01 February 2013 16:37

Ankara – Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, ka qëndruar sot në Beograd, ku ka takuar homologun serb, Ivan Mrkiq.

Sipas mediave serbe, tema të takimit kanë qenë përmirësimi i stabilitetit në rajon, bashkëpunimi ekonomik dhe dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkëpunimi ynë strategjik në Ballkan është sinjal i rëndësishëm, mesazh dhe mekanizëm për stabilitet, paqe dhe përparim të rajonit”, citojnë mediat serbe Davutoglun.

Ndërkaq, menjëherë ka reaguar Ivica Daçiq, i cili i ka bërë thirrje Davutoglu që të tregojë maturi kur është fjala për zgjidhjen e statusit të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga qeveria serbe.

Daçiq theksoi se qëndrimi politik i Turqisë është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor por i ka kërkuar që në lidhje me Kosovën të qëndrojë anash. (Zëri/LajmeShqip.com)