Prishtinë – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se brenda pak ditëve do të hiqen dilemat dhe do të dihet epilogu përfundimtar i kërkesave të tyre për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike të Kosovës.
Haradinaj nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve, nëse do t’i bashkëngjiten grupit tjetër opozitar për të ngritur mocion për rrëzimin e qeverisë. Por, i pari i AAK-së ka thënë se “kërkesa e partisë që ai drejton është e njëjtë dhe nuk ka asnjë ndryshim përmbajtjesor në ofertën e bërë për të qeverisur vendin, por sipas tij, edhe në rast të se kjo nuk ndodh, ne do të presim deri në momentin kur në vend do të jepet mundësia për zgjedhje të reja, transmeton KTV.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë vizitës që i ka bërë Forcës së Sigurisë së Kosovës, me ç`rast ka thënë se Ushtria e Kosovës, siç e quajti ai, është e gatshme të anëtarësohet në strukturat atlantike. (|KTV/LajmeShqip.com)
Wednesday, 30 January 2013 18:07