Lajme Shqip Monday, 28 January 2013 09:05

Prishtinë – Gjykimi i Fatmir Limajt në rastin e Ministrisë së Transportit, i paraparë që të nis me 7 shkurt u shty në afat të pacaktuar.

Lajmin e konfirmoi avokati i Limajt, Tahir Rrecaj. Sipas tij, arsyeja e shtyrjes është ndërrimi i kryetarit të trupit gjykues, ndërsa pret që për datën e re të fillimit të gjykimit të njoftohet në formë zyrtare të hënën.

Fatmir Limaj nga 24 nëntori vazhdon të jetë në paraburgim.(LajmeShqip.com)