SHBA – Asambleja e Përgjithshme OKB-së e caktoi 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.Kjo datë përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.
Në një deklaratë për shtyp sot, Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të luftuar rastet e mungesës së tolerancës, duke theksuar rëndësinë e edukimit të rinisë me konceptin e të drejtave të njeriut.
OSBE-ja i bëri thirrje shteteve anëtare të krijojnë programe edukative për të ngulitur kujtimin e Holokaustit tek brezat e ardhshëm, për të parandaluar raste të reja të genocidit.(LajmeShqip.com)
Sunday, 27 January 2013 20:05