Bratislavë – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq deklaroi një ditë më parë se vendi i tij mund ta pengojë avancimin e mëtejshëm të pavarësisë së Kosovës dhe për rrjedhojë njohjen e saj nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Në një intervistë për një televizion sllovak, Nikoliq tha se më parë duhet të bindet BE-ja dhe më pas shqiptarët e Kosovës që për këtë çështje duhet të nisin seriozisht bisedimet.
“Ta zgjidhim këtë çështje në atë mënyrë që Serbia të mos qeverisë më Prishtinën, por as Prishtina të mos qeverisë në ato qytete të Kosovës ku serbët janë shumicë”, deklaroi Nikoliq.
Ta zgjidhim këtë çështje në atë mënyrë që Serbia të mos qeverisë më Prishtinën, por as Prishtina të mos qeverisë në ato qytete të Kosovës ku serbët janë shumicë.
Ai shtoi se Serbia do të ndjekë politikën “edhe Lindja edhe Perëndimi”, duke sqaruar se Serbia është e interesuar të ketë raporte tregtare e politike me BE-në, Rusinë, botën arabe, Afrikën, Azinë dhe Amerikën Latine.(LajmeShqip.com)
Thursday, 24 January 2013 14:15