Lajme Shqip Thursday, 24 January 2013 13:41

Mitrovicë – Dhjetëra serbë kanë bllokuar sot paradite magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, në fshatin Rudarë të Zveçanit, duke penguar kështu qarkullimin e mundshëm të doganierëve dhe policëve kufitarë të Kosovës për në pikën kufitare Jarinjë, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Ky grup i serbëve ka vendosur afër Rudarës gjysmë muri të betonit, raporton rtk, duke detyruar kështu të gjitha automjetet të ngadalësojnë shpejtësinë, për të vëzhguar saktë gjithçka që lëvizë në këtë drejtim, përshirë këtu edhe pasagjerët.(LajmeShqip.com)