Lajme Shqip Monday, 21 January 2013 11:48

SHKUP – “Jemi dëshmitarë që Nikolla Gruevski ka mësuar shumë gjëra nga kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviç. I bëjmë thirrje që të mësojë diçka edhe nga kolegu i tij aktual, kryeministri serb Ivica Daçiç, se si mbrohet sovraniteti i një shteti.

Sot në mëngjes policia serbe e realizoi paralajmërim e dhënë nga Daçiç për të hequr monumentin e veteranëve të UÇPMB-së të vendosura ilegalisht në qendër të Preshevës”.

Këtë thirrje e ka bërë Stojançe Angellov, lideri i partisë “Dinjiteti” ndaj kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, transmeton “A1on”.

“Apelojmë deri te kryeministri Nikolla Gruevski të ndjekë shembullin nga kolegu i tij, kryeministrit serb Ivica Daçiç, për të vepruar në përputhje me ligjin dhe brenda një kohe të arsyeshme t’i heqë të gjitha monumentet e ndërtuara ilegalisht dhe muzeun e ekstremistëve të UÇK-së që gjendet brenda territorit të Maqedonisë”, -përfundon Angelov, transmeton ‘Presheva.com’.(LajmeShqip.com)