Lajme Shqip Monday, 14 January 2013 16:41

Prishtinë  – Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) konfirmon se përfaqësuesi i deritanishëm i punëdhënësve në Bordin Udhëheqës të FKPK-së, Ejup Qerimi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat, përgjegjësitë dhe obligimet që lidhen me pozitën e anëtarit në Bordin Udhëheqës.

Qerimi e ka arsyetuar dorëheqjen e tij në respekt të vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje.

Qerimi gjithashtu e ka njoftuar edhe Kuvendin e Kosovës me vendimin e marrë për dorëheqjen nga Bordi i FKPK-së.(LajmeShqip.com)