Lajme Shqip Monday, 10 December 2012 18:04

TIRANE- Gjykata e Larte ka pushuar çështjen ndaj  ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, akuzuar për ngjarjen e Gerdecit, nga shperthimi ne te cilin humben jeten 26 persona dhe mbeten te plagosur shume te tjere.

Por, ministri duke mos e pranuar vendimin, ka deklaruar se ai do te ndjeke te gjitha rruget ligjore per shqyrtimin e saj.

Permes nje deklarate per shtyp, theksohet se mbrojtësit ligjor të ministrit Mediu kërkuan vazhdimin e gjykimit të çështjes dhe për këtë qëllim paraqitën edhe kërkesën përkatëse. Kërkesa për vazhdimin e gjykimit bazohet në një vendimin nr.16 të vitit 2010 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij vendimi, i cili është i detyrueshëm për tu zbatuar nga çdo hallkë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, personi ndaj të cilit është duke u zhvilluar një gjykim penal, ka të drejtën e përfundimit të këtij shqyrtimi gjyqësor dhe marrjen e një vendimi përfundimtar edhe në rastet kur vepra penale për të cilën ai akuzohet është amnistuar.

“I bindur tërësisht në mungesën e përgjegjësisë penale dhe qenien i pafajshëm për çdo vepër të tillë, Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjor do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje, duke shpresuar se përdorimi i ulët politik i kësaj çështje do të marrë fund një ditë.”- thuhet në deklaratë.

Kete here, Mediu ishte ne hetim pas depozitimit te nje padie nga ana dy te demtuarve te Gerdecit, me akuzen e plagosjes se rende.

Padisit kishin renditur të gjitha shkeljet që sipas tyre ka kryer ish-ministri, të cilat sollën për pasojë tragjedinë e rëndë.

Sipas të dëmtuarve nga tragjedia, shtetasi Fatmir Mediu ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij në cilësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes, veprime të cilat kanë lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec.(LajmeShqip.com)