Gaza – Izraeli ka plasuar tashmë planet për një operacion tokësor në Gaza.
Paqja në territoret palestineze duket ende larg. Qeveria izraelite ka diskutuar sërish rreth paqes së propozuar nga ana egjiptiane, përderisa ka shtuar trupat përgjatë kufirit në Gaza . Kjo ka shkaktuar frikë se mund të ndodhin masakra të ngjashme me ato të vitit 2008. Izraeli i ka dhënë një ultimatum për paqe Egjipitit që kur ky i fundit mobilizoi ushtrinë në kufijtë me Izraelin dhe zhvilloi disa sulme me dhjetra të vrarë. Izraeli gjithashtu ka mobilizuar forcat ushtarake duke vënë në dispozicion 75 000 ushtarë rezervë.
Derisa Izraeli dhe Hamasi kanë intensifikuar luftimet, milicia islamike duket qartë se është më e fortë seç ka qenë gjatë luftës së fundit në Rripin e Gazës. BBC raporton se pranvera arabe gjithashtu ka përforcuar Hamasin . Për herë të parë, Hamasi përdor raketa që mund të arrijnë në Tel Aviv. Hamasi është egërsuar që prej javës së kaluar kur Izraeli vrau komandantin e tij. Ndërkaq Izraeli ka kthyer sërish sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mësohet se i ka telefonuar Barack Obamës, duke shprehur dëshirën që bisedimet të kenë sukses. Por, gjithashtu ka treguar edhe gatishmërinë izraelite për të shkuar në Gaza.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 November 2012 17:07