Prishtinë – Komandanti i KFOR-it gjenerali, Volker Habauer, thotë se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare në dialogun Prishtinë-Beograd, po japin fryte.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Volker Halbauer, thotë se pas fillimit të dialogut Prishtinë Beograd, ekziston mundësia e reduktimit të mëtejshëm të trupave të KFOR-it, nëse dialogu zhvillohet pozitivisht. Në një intervistë për radion gjermane, Deutsche Welle, gjenerali, Halbauer, flet për mungesën e sundimit të ligjit në veri të Kosovës, mirëpo, ai shpreson se kjo cështje do të diskutohet në dialogun Prishtinë-Beograd. “Ajo që ka rëndësi tani është që në vazhdimin e dialogut politik të diskutohet edhe kjo problematikë. Unë jam përgjegjës për një mjedis të sigurt dhe të qendrueshëm. Unë nuk mbaj përgjegjësi për vendosjen e ligjit dhe rendit. Kjo është detyrë e misionit Eulex në bashkëpunim me policinë kosovare, e pranishme edhe në veri të vendit”, thotë gjenerali Volker Halbauer.
Ai thotë se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare në dialogun Prishtinë-Beograd, pa japin fryte. “Fakti që dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiç javët e kaluara janë takuar dy herë tregon se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare kanë efekt pozitiv. Bisedimet kanë filluar, janë iniciuar grupe pune, dhe pritet së shpejti të shihen veprime konkrete, të cilat e mbështesin këtë dialog”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali, Volker Halbauer.(LajmeShqip.com)
Friday, 16 November 2012 16:13