Zagrep – Zëvendëskryeministri i Kroacisë, Radimir Çaçiq, ka dhënë dorëheqje, pasi drejtësia hungareze e ka dënuar me 22 muaj burgim.
Çaçiq është shpallur fajtor për shkaktimin e një aksidenti rrugor, në të cilin kanë humbur jetën dy persona. Aksidenti ka ndodhur në janar të vitit 2010, në një autostradë të Hungarisë, raporton radio Evropa e Lirë.
Çaçiq ka shpallur dorëheqjen e tij në një konferencë për gazetarë në Zagreb.
Nuk është bërë e qartë nëse Çaçiq do të shërbejë dënimin në Kroaci apo Hungari. Ai është po ashtu ministër i Ekonomisë së Kroacisë.
Në kohën e aksidentit, Çaçiq ka qenë lider i një partie opozitare.(LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 November 2012 18:16