Lajme Shqip Monday, 12 November 2012 15:12

Tiranë – Vepra origjinale e “Mesharit” të Gjon Buzukut, e cila ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit mbërriti dje në Tiranë, pas një kërkese të autoriteteve shqiptare në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.

“Meshari” u vendos në Bibliotekën Kombëtare ku do të ekspozohet për publikun sot në ora 18:00, në një ceremoni të veçantë.

“Meshari” i Gjon Buzukut, që njihet si libri i parë shqip (1555) ka 188 faqe dhe i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Duke mos pasur kopertinën dhe faqen e parë në origjinal, realisht nuk dihet titulli i tij i vërtetë dhe as vendi i botimit.(LajmeShqip.com)