PRISHTINË– Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar datën 20 Nëntor për shqyrtimit të ankesës së prokurorit Maorizio Salustro kundër aktgjykimit të shkallës së parë në rastin “Kleçka”.
Ftesat për nisjen e shqyrtimit të ankesës së prokurorit special Salustro u kanë shkuar të pandehurve dhe avokatëve të tyre të enjten, transmeton Koha Ditore.
Gjykata e qarkut Prishtinëme 2 Maj 2012 mori vendim për të shpallur të pafajshëm deputetin e PDK-së Fatmir Limaj bashkë me tre të akuzuarit e tjerë, ish-luftetare te UCK-së e shokë të tij.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore Prokurori Maurizio Salustro paralajmëroi se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Prishtinës.
Nëntë ish-luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rastit ‘Klecka’, ngrihen akuza për “krimet e kryera ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës”.(LajmeShqip.com)
Friday, 09 November 2012 11:34