Lajme Shqip Thursday, 08 November 2012 20:26

Beograd – Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq deklaroi sot se “Serbia nuk do të pushojë së financuari institucionet serbe në Kosovë-Metohi dhe i vlerësoi pozitivisht rezultatet e takimit të Daçiqit dhe Thaçit në Bruksel.

Në një intervistë për Radion Ndërkombëtare të Serbisë, Gjuriq tha se Serbia nuk ka “asgjë kundër transparencës në financa publike në cilëndo pjesë të territorit të saj, përfshi edhe Kosovën”, duke sahtuar që transparenca nuk do të thotë edhe pushim i financimit të serbëve të Kosovës.

Pos tjerash, ky këshilltar për punë të jashtme i presidentit serb (pra Kosova në mënyrë indirekte pranohet që është çështje e jashtme për Serbinë), shprehu bindjen se përfaqësuesit e qeverisë serbe, në përputhje me Kushtetutën dhe politikën shtetërore, në çdo hap të zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve do të insistojnë që të respektohen kushtetuta  dhe ligjet serbe dhe që statusi i neutralitetit të jetë imperativ.(LajmeShqip.com)