Nju-Jork – Jackie Samuel, 29-vjeçarja është një “përqafuese profesioniste”. Ajo qëndron shtrënguar me njerëz që nuk i njeh në këmbim të një pagese dhe këtë e bën për të paguar studimet dhe për të mbajtur djalin e saj të vogël.
Ajo fiton 260 dollarë në ditë dhe përqafohet me rreth 30 meshkuj në javë, këtu përfshihen edhe pensionistë apo veteranë lufte. Por, “profesioni” i saj po i rrezikon shkollën pasi Jackie është paralajmëruar me përjashtim dhe nga shumë persona konsiderohet një prostitutë.
Ajo shprehet: “Mendoj se kam lindur për të përqafuar njerëz. Mendoj se ka shumë arsye që klientët më kërkojnë mua. Klientëve të mi të moshuar i ka vdekur gruaja dhe ata kanë nevojë për dikë që thjesht tu qëndrojë pranë, të kenë kontakt fizik. Ndërsa të rinjtë kanë probleme në marrëdhënien e tyre ose thjesht janë kuriozë për çfarë bëhet fjalë. Nuk ka asgjë të imoralshme këtu.”
Jackie e reklamon online shërbimin e saj dhe fiton 60 dollarë në orë. Rregullat janë të thjeshta: klientët nuk mund ta prekin Jackie-n në pjesët e trupit që janë të mbuluara nga të brendshmet dhe ajo gjithmonë vishet me pizhama kur shtrihet me një klient në krevatin dysh të shtëpisë së saj.(LajmeShqip.com)
Monday, 05 November 2012 13:16