Lajme Shqip Tuesday, 30 October 2012 17:02

Bosnjë – Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton tha sot se pranimi i Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të ishte mënyra më e mirë për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm në këtë vend.

Këto komente Clinton i dha gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp në Sarajevë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Clinton gjithashtu kritikoi liderët serbë të Bosnjës, duke thënë se është tërësisht e papranueshme që integriteti territorial i Bosnjës ende po vihet në mëndyshje, edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës.

Më herët gjatë ditës, Clinton u takua me anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Clinton dhe Ashton, në orët e pasdites do ta vazhdojnë vizitën e tyre në Beograd, ku do të takojnë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrin Ivica Daçiq, ndërsa në Prishtinë pritet të arrijnë sot në mbrëmje.(LajmeShqip.com)