Beograd – Mediet serbe shkruajnë se në takimin e mbrëmshëm Daçiq –Thaçi janë shqyrtuar detaje të marrëveshjeve në fuqi, për përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë në Kosovë dhe për transparencë të funksioneve të cilat i Serbia i paguan për serbët në Kosovë.
Sipas njohurive të “Blicit”, do të insistohet që qarkullimi i parasë të bëhet më mënyrë të rregullt për të evituar keqpërdorimet , pasi që deri më tash individë, por edhe institucione kanë marrë nga dy buxhetet, edhe nga Beogradi e edhe nga Prishtina. Daçiq dhe Thaçi janë marrë vesh edhe për “prani më të dukshme të EULEX-it në terren”
– I thash se nuk duhet t’i lëmë fëmijët tanë për të luftuar, ka thënë kryeministri serb.
Daçiq ka shtuar se Thaçi i ka premtuar se do të formohet një njësi e Policisë së Kosovës, e përbërë me shumicë nga serbët, për të mbrojtur, siç ka thënë ai, manastiret serbe dhe trashëgiminë tjetër kulturore. (LajmeShqip.com)
Thursday, 08 November 2012 10:41