Lajme Shqip Friday, 26 October 2012 15:34

Nju-Jork – Këngëtarja Rita Ora është detyruar të anulojë një koncert të paralajmëruar prej kohësh në SHBA si pasojë e problemeve shëndetësore.

Kështu ajo ka bërë të ditur përmes profilit të saj në Twitter ku kërkon falje nga të gjithë fansat e saj, duke thënë se do tua kompensoj këtë natë të humbur me datën tridhjetë të këtij muaji.

Përndryshe Rita po vazhdon me promovimin e albumit të saj të parë, ORA dhe gjithashtu me një turne koncertesh në vende të ndryshme të Amerikës dhe jashtë saj.(LajmeShqip.com)