Tiranë – Portali LajmeShqip.com uron të gjithë besimtarëve musliman kudo që ndodhen, “Gëzuar Kurban Bajramin”!
Kurban Bajrami është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore.
Kjo ditë simbolizon dashurinë, respektin dhe nënshtrimin ndaj porosive hyjnore. Festa e ka zanafillen te sakrifica që Ibrahimi besimtar do t’i bënte Zotit nëpërmjet djalit të tij Ismail, të cilin zoti e shpëtoi.
Kjo festë fton të gjithë besimtarët të jenë të arsyeshëm, të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera humane dhe njerëzore ndaj të gjithëve, me theks të veçantë ndaj të afërmve, fqinjëve dhe ndaj gjithë atyre që kanë nevojë.
Në këtë festë të madhe, kemi nderin që edhe një herë t’ju urojmë e përgëzojmë për 100 vjetorin e shtetit dhe pavarësisë së Shqipërisë, duke e lutur Zotin për unitet, mirëkuptim, tolerancë, mirëqenie, harmoni, begati, lumturi e mbarësi për të gjithë njerëzit.Me fat ju qoftë festa e Kurban – Bajramit!,”Gëzuar” (LajmeShqip.com)
Thursday, 25 October 2012 15:59