Tiranë- Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Muller-Holtkemper, deklaron se marrja e statusit kandidat për në Bashkimin Europian kërkon një angazhim të palëve politike në Shqipëri, por ajo është e besimit se është e mundur.
“Pas dhënies së rekomandimit nga ana e Komisionit të Bashkimit Europian vendimin përfundimtar për dhënien e satusit kandidat sigurisht që duhet t’a marrë Këshilli i Ministrave në takimin e vet të dhjetorit. Ky vendim duhet të jetë vendim unanim, pra të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të bien dakord për dhënien e statusit kandidat. Kjo me siguri nuk ka për të qënë një detyrë e lehtë, që të gjitha shtetet të jenë një zëri dakord lidhur me stadin e progresit të arritur në Shqipëri. Megjithatë unë mendoj se plotësimi i kritereve të dhëna është tërësisht i mundshëm. E rëndësishme është të gjendet një konsensus midis forcave politike dhe ato të vazhdojnë të mbeten të angazhuara për realizimin e qëllimeve të synuara. Bëhet falë për ndryshimin e rregullores së parlamentit, reformën në drejtësi dhe në shërbimin publik. Janë tri pika, të cilat duhen parë me shumë seriozitet nga Shqipëria”-ka deklaruar Holtkemper.
Ambasadorja gjermane, ka analizuar edhe një ndër çështjet e komentuara së fundmi që ka të bëjë me linjën e interkonjeksionit Tiranë -Prishtinë. Sipas saj, palët janë angazhuar të gjejnë një zgjidhje, megjithëse ajo pohon se në bisedat e deritanishme nuk u arrit të shkohej më tej. (LajmeShqip.com)
Saturday, 20 October 2012 12:15