Lajme Shqip Monday, 15 October 2012 12:45

PRISHTINË – Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë do të jetë, Peter Blomeyer.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë miratimin e saj për këtë emërim”, njoftoi Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë sot në një komunikatë për shtyp.

Dr. Blomeyer gjatë viteve 1999 – 2001 ka qenë Zëvendësambasador në Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë, kurse së fundi ai ishte Ambasador i Gjermanisë në Republikën e Kongos. Ai pritet të mbërrijë në Kosovë në 19 tetor.(LajmeShqip.com)