TIRANË- Ashtu sic kishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka dorëzuar në Prokurori dosjen për abuzimet me reklamat shtetërore.
Selia rozë bën me dije se ka dërguar paraditen e sotme në organin e akuzës dosjen për abuzime ndaj ministrit të Transportit Sokol Olldashi.
Vetëm pak ditë me parë, deputeti socialist ka bërë publike faktet reja duke nënvizuar shpërdormin nga ana e Ministrisë së Transportit, i cili sipas tij ka paguar 500 mijë $ për organin e Partisë Demokratike, RD.
Në konferencën pë shtyp të mbajtur më 24 shtator, deputeti socialist, Eduard Shalsi, akuzoi ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, se ka shpërdoruar fonde të mëdha për gazetën partiake “RD” pa dhënë asnjë shpjegim për destinacionin e tyre. “Më dramatike është se Rilindja Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Ministria e Trabnsporteve, 100 mijë dollarë shkojnë për gazetën 55, dhe 200 mijë dollarë për gazetën Koha Jonë. Dhe nëse nëse do pyesni ku i keni gjetur janë në letrën që Sokol Olldashi i dërgon me 29 maj të këtij viti kolegun tim Erion Brace”,- deklaroi Shalsi.
Deputeti i PS-së bëri me dije se opozita do nxjerrë fakte të reja në ditët në vijim, ndërkohë që do thirret në interpelancë çdo ministër për të dhënë llogari për këtë abuzim.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 02 October 2012 12:22