Prishtinë – Në vendinë tonë po shënohet dita Ndërkombëtare të së drejtës për të ditur apo qasjes në informacion zyrtar.
Mexhide Demolli- Nimani, tha se Lëvizja FOL tradicionalisht e ka shënuar këtë datë në forma të ndryshme. Ndërkaq këtë vit FOL për të analizuar nivelin e zbatimit të ligjit për qasje në dokumente publike, gjatë muajit shtator ka filluar fushatën “Testi i Përgjegjshmërisë, tha Mexhide Demolli-Nimani.
Pjesë e kësaj fushate ka qenë edhe një anketë e pa-standardizuar, qëllimi i të cilës ka qenë mbledhja e informacioneve mbi përvojën e qytetarëve në lidhje me shfrytëzimin e shërbimeve publike, përkatësisht qasjen në dokumente publike në institucionet e nivelit qendror dhe lokal.
Jetmira Bajrami koordinatore në Lëvizjen FOL tha se anketa e pa-standardizuar, ka përfshirë 274 qytetarë. “Edhe pse shumica e të anketuarve janë përgjigjur se dinë për ekzistimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, niveli i njohurisë për përmbajtjen e ligjit është jashtëzakonisht i mangët”, tha Bajrami.
Përveç realizimit të anketës, gjatë kësaj fushatë janë bërë gjithsej 123 kërkesa për qasje në informacion publik në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.(LajmeShqip.com)
Friday, 28 September 2012 15:55