Gazetarja mjaft e njohur e televizionit shqiptar, Rudina Xhunga, së shpejti do të bëhet nënë. Ky është lajmi që kanë konfirmuar miqtë pranë gazetares.
Mësohet se gazetarja është rreth 3 muajshe shtatzënë dhe përveçse ndihet e lumtur për këtë shtatzëni, ndihet mjaft mirë dhe këtë periudhë po e shijon mjaft mirë.
Sigurisht që për gjininë nuk mund të flitet ende se është mjaft herët, por çfarë do qoftë, çifti i ri po e pret me shumë dashuri fëmijën e tyre të parë.
Rudina Xhunga, gazetare e mirënjohur e televizionit Top Channel, lidhi martesë përpara një viti me diplomatin, ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas analist për çështjet ndërkombëtare, Dritan Hilën. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 31 July 2012 09:06 
