Lajme Shqip Monday, 30 July 2012 19:26

Tiranë – Ish-Presidenti i Koracisë  Mesiç pas një takimi të zhvilluar me kryediplomatin shqiptar Edmond Panariti në një konferencë të përbashkët për mediat deklaroi se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohen marrëdhënie që ti shërbejnë integrimit.

Nga ana e tij zoti Panariti theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, ndaj mes dy vendeve duhet të nisë bashkëpunimi.

Sipas Mesiç nëse Serbia nuk e pranon Kosovën nuk ka nevojë ta pranojë, , ndërsa shtoi se Kosova është realitet dhe duhet që rajoni të bashkëpunojë për integrimin, raporton noa.al.

“Në rast se Serbia nuk dëshiron të pranojë Kosovën nuk ka nevojë ta pranojë, nuk do ndodhë asgjë, ajo cfarë duhet të sigurohet është bashkëpunimi rajonal. Kosova është realitet dhe është në rajon. Duhet të punojmë për hapjen e gjithë kufinjve në rajon, interesi jonë i përbashkët është integrimi në BE. Kjo marrëveshje dhe ky hap do të shuajë dhe luftrat në rajon, duke bërë të mundur të jetuarit në paqe”, u shpreh Mesiç. (LajmeShqip.com)