Prishtinë – Përpjekjet për shtimin e njohjeve të Republikës së Kosovës nga infrastruktura globale, nga uebfaqet, ndikimi i përmbajtjes së Kosovës në burimet kryesore të informacionit online janë disa nga karakteristikat që do të përfshihen në formën e diplomacisë digjitale për Kosovën.
Ministria e punëve të jashtme është duke bërë përpjekje në shtimin e njohjeve përmes diplomacisë digjitale, e cila do të përmbajë informata të vërteta dhe pozitive për Kosovën. Petrit Selimi zëvendësministër i ministrisë së punëve të jashtme thotë se kjo formë e lobimit nuk është propagandë, por do të ofrojë të dhëna të sakta dhe bazike. “ Kosova sot mund të shtyhet me këdo në Ballkan çoftë për të drejtat e njeriut, çoftë për demokratizim, apo për rritje ekonomike, këto janë të dhëna që nuk guxojmë ti fshehim, as të turpërohemi se prej nga jemi.
Prandaj ne duhet të jemi ata insistues dhe me qytetarët tanë të krijojmë një sistem lobues në internet në përmirësimin e imazhit tonë dhe në përforcimin e argumenteve kryesore për lobim dhe pavarësi”. Në bazë të angazhimeve të fundit, në vjeshtë do të ketë rezultate konkrete të procesit të lobimit për njohjen e Kosovës. (LajmeShqip.com)
Monday, 30 July 2012 12:59