Lajme Shqip Thursday, 26 July 2012 20:10

Gjenevë  – Pothuajse dy e treta e liderëve botëror kanë hapur profile në rrjetin social “Tuiter”, por shumica prej tyre nuk marrin guximin “të ndiqen” njëri me tjetrin, tregon një hulumtim rezultatet e të cilit sot u publikuan në Zvicër.

Studimi “Tuitplomatia”, të cilin e përgatiti PR firma Burson-Marsteler, tregon se presidenti amerikan Barak Obama ka më shumë “trashëgimtarë”.

Tuiti i tij i 9 majit: “Çifteve të gjinive të njejta duhet t’u mundësohet të kurorëzohen me martesë”, ka pasur më shumë “retuituime” (transmetime) në gjithë konkurrencën.

Përfaqësuesit e Burson-Marsteler thonë se 16 nga 20 liderë të shteteve të grupit G-20 e përdorin “Tuiter”-in për diplomaci publike.

Midis këtyre liderëve nuk janë politikanët nga Kina, Arabia Saudite, Arabia, Indonezia dhe Italia. (LajmeShqip.com)