Prishtinë –Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë, me ç’rast ka shprehur keqardhjen për avarin që ka ndodhur.
Ministri Kuçi me këtë rast ka falënderuar zjarrfikësit për punën që kanë bërë në ndaljen e zjarrit, ndërsa nga organet përgjegjëse ka kërkuar të bëhen hetimet e nevojshme për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit.
Po ashtu, Ministri Kuçi ka thënë se punimet në Pallatin e Drejtësisë duhet të përfundojnë në afatet e parapara dhe me cilësi, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal nga punëkryersi, por edhe nga mbikëqyrësit, Komisioni Evropian dhe Ministria e Administratës Publike.
Bëhet e ditur se zjarri në objektin në ndërtim, Pallatin e Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës është shuar. Mësohet se shpërthimi i zjarrit kishte ndodhur pasi që aty ishin të vendosura disa dërrasa, mirëpo nuk dihet se si kishin marrë flakë ato. (LajmeShqip.com)
Monday, 23 July 2012 05:33