Revista e shëndetit ka marrë disa këshilla të rëndësishme nga dietologët, në mënyrë që dieta juaj të funksionojë dhe t’ju bëjë sa më elegante.
Një fakt tashmë i ditur është konsumimi i mëngjesit, i cili është një nga vaktet kryesore të ditës. “Një nga gabimet më të tmerrshme që një atletist mundë të bëjë është të dal për vrap pa ngrënë mëngjesin”, tha Dan Benardot, drejtor i larboratorit për ecurine e përformancës atletike në Gjeorgji, në universitetin e Atlantës, të cilët punojnë me vrapuesit olimpik duke vëzhguar programin e të ushqyerit për patinazhin artistik në USA.
Një tjetër gjë që duam të heqim është konsumimi i ujit. ‘Nësë konsumoni ujë gjatë kohës që jeni duke punuar është gjë shumë e mirë, por nëse pini ujë para se të filloni garën dhe nuk keni ngrënë asgjë atëherë ju nuk do të jeni të fortë sa duhet pët të përfunduar garën ashtu siç dëshironi’ tha Amanda Carlson Phillips nënkryetarja e dietologëve të atletistëve në olimpiada.
‘Sa më shumë ngjyra në pijatën tuaj, aq më mirë do jetë’, tha Beth Duryea kryetarja e grupit të vajzave çikliste, e cila kujdesët për gjimnastikën dhe ushqimin e tyre. ‘Një nga gjërat më të mira që mund të bëni është të ushqehëni shëndetshëm dhe të jeni në formë. Kjo do të thotë se keni nevojë për anti-oksidantë dhe ushqime të mira në dietën tuaj.’ Përveç kësaj ajo inkurajon të gjithë atletistët që të përfshijë në vaktin e tyre ushqimor; proteina, fruta, perime dhe vitamina.
Shumë femra kanë provuar dieta të rënda gjatë gjithë kohës, por ekspertët na këshillojnë të mos mbajmë dietë. “Gabimi më i madh në mënyrën e të ushqyerit të atleteve tona është se ato kufizojnë marrjen e kalorive për të rënë në peshë’, tha Scott. Kjo gjë shkakton reduktimin e karbohidrateve në trupin tuaj, të cilat janë thelbësorë për trajnim dhe aktivizim, kjo gjë shkakton dëmtim të muskujve dhe trupi juaj fillon të përdor vitaminat si një burim energjie.
Bernard thotë,’ Konsumimi i kalorivë të shumta normalisht që do të krijojë shëndoshje të trupit, por nëse ju i konsumoni ato në sasinë e duhur sipas një regjimi, ju do të keni trupin në formën që gjithnjë keni dashur pa shumë mundim’. (LajmeShqip.Com)
Tuesday, 24 July 2012 11:20 