Prishtinë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka përsëritur qëndrimin e LDK-së se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore nëse nuk do të ketë respektim të plotë të marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli.“Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë. Opinioni i Gjykatës Kushtetuese nuk ia ndalon presidentes dorëheqjen, ashtu siç është paraparë në marrëveshje që kjo të bëhet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Beqiri për “Epoka e Re”.
“LDK-ja nuk është duke bërë shantazhe, por është konsekuente në qëndrimet e saj. Jemi të respektohet marrëveshja dhe Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Saturday, 21 July 2012 08:58