Lajme Shqip Saturday, 21 July 2012 07:40

Shikoni katalogun më të fundit me pasijet e duhura dhe mjaft të bukura, që të merrni frymëzimin e duhur se si të mobiloni shtëpinë ose apartamentin tuaj. Në fund do të kuptoni arsyen përse këto njerëz kanë pasur besim dhe ju kanë besuar mobilimin e shtëpive, këtyre markave.

 Për realizimin e xhirimeve të para të realizuara nga ‘The Selby dhe Alex da Corte’ marka mori përsiper të mobilojë apartamentët e disa njerëzve unikë në llojin e tyre. Nga stili industrial, modern, femrore dhe ai bohemian, ju do të keni mundësi të merrni frymëzimi e duhur për të mobiluar shtëpinë tuaj, ashtu siç gjithmonë keni ëndërruar.  Karrige, soba, tavolina, stola, rafte librash, tavolina rrumbullake druri, llamba, perde janë vetëm disa nga alternativat  e mrekullueshmë që kjo markë vë në dispozicionin tuaj.

 “Është interesantë të shikosh se si njerëzit kujdesën për shtëpitë e tyre dhe mirëmbajtjen. Mendoj se gjithçka ka të bëjë me mënyren se si ne jetojmë në këto hapësira, se si rikrijojme dhe modfikiojmë këto hapësira, prandaj bëhet kaq e çuditshme dhe qesharake koha dhe rëndësia që ju kushtojmë këtyre detajeve” tha Da Corte.  Me poshtë do t’ju paraqesim disa nga fotografitë e bëra në këto apartamente dhe më besoni do ngelni të mahnitur. Një varitet alternativash për të kombinuar dhe per t’i përshtatur me hapsirat tuaja në shtëpi, duke e bërë atë sa më komode për ju. (LajmeShqip.Com)