Lajme Shqip Friday, 20 July 2012 08:05

Shikoni ekstravagancën të paraqitur në formën e saj më të mirë në koleksionin ‘Kavalli’. Pëlhura të reja dhe magjepsëse të marrë nga njerëzit e çmendur pas modës do t’ju dhurojnë një pamje magjike. 

Kavalli ka vendosur të bëjë një turne në boten ekzotike duke dizenjuar rroba me copa të printuara me lekurë kameleonësh. Dizenjuesi italian guxon të krijojë dizajne të reja, me ngjyra,modele risi ku atelieja e tij ka fituar admirimin e shumë njerëzve të cilët janë të prirur të kenë gjithmonë një ide të re për modën. Një revulucion në varietetin e përdorimit të rrobave dhe në spektrin e perdorimit të ngjyrave është një faktor, që siguron suksesin në botën e modës për koleksionin kavalli. Roberto kavalli e di shumë mirë që paraqitja e këtyre dizajnëve duhet të jetë shumë e guximshme, sepse nuk dihet asnjëherë si do t’a presin përsonat që ndjekin modën por ai thotë ‘ Ja vlen t’a realizosh kur e di që ke krijuar diçka që ja vlen të bëhet publike.’

Bota e modes ka nevojë për koleksione nga më të ndryshmet, dizajne të reja të cilat sjellin një frymë të re krijuese në përdorimin e pelhurave dhe modeleve. Aksesorë të stilit hip-hop apo të shoferit të kamionit i japin një rrezatim dinjitoz dhe progresiv të veshjeve të nxehta. Roberto Kavalli është frymëzuar për këtë koleksion në veshjet arkitektonike duke i përshtatur ato me elemente kulturore. (LajmeShqip.Com)