Lajme Shqip Thursday, 19 July 2012 09:20

Prishtinë – Ethem Çeku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deri para pak ditësh ishte anëtari i Kryesisë së kësaj partie, por me zgjedhjen e tij si dekan i fakultetit të Edukimit, Çeku ka vendosur t’i thotë lamtumirë partisë të cilës i shërbeu për 12 vite.

Dorëheqjen, Ethem Çeku, e ka konfirmuar për portalin ORAinfo. “Është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK”, është përgjigjur shkurt Çeku.

Ndryshe, Ethem Çeku gjatë kohës sa ishte pjesë e AAK-së e ka luajtur një rol të rëndësishëm në partinë e Ramush Haradinajt.

Ai menjëherë pas luftës ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, deputet në Kuvendin e Kosovës, si dhe ministër i Energjetikës dhe Minierave.

Nga partia e ish komandantit të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, më herët janë larguar edhe dy themeluesit tjerë, ish kryeministri Bajram Kosumi dhe ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli. (LajmeShqip.com)