Budapest – Një gjueti 15 vjeçare e mbyllur ditët e fundit kur një gazetar britanik ka gjetur më në fund në një lagje elegantente të Budapestit kriminelin nazist më të kërkuar: Laslo Csizsik-Csatary, 97 vjec. Për kapjen e kriminelit ishin dhënë udhëzime për ta gjetur edhe gazetarëve britanikë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Csatary ishte oficer i policisë në qytetin e Kassa, Hungari (tani Kosice, Sllovaki). Dokumentet e asaj kohe tregojnë, se ka patur rol parësor në burgosjen e 15.700 hebrenjve në një geto, në konfiskimin e pasurisë dhe transferimin e tyre në vitin 1944 në kampin e shfarosjes në Aushvic.
Pas luftës ai u dënua me vdekje në mungesë nga një gjykatë Çekosllovake. Por Csatary bëntë një jetë të re në Kanada. Puna e tij si një tregtar arti u ndërpre në vitin 1997, kur identiteti i tij i vërtetë u zbulua, dhe shtetësia kanadeze iu hoq.
Por Csatary përsëri humbi gjurmët e tij. Vetëm në vitin 2011 Qendra Wiesenthal
(mori duke paguar 25 mijë dollarë një informacion të rëndësishëm: Csatary, krimineli më i kërkuar nazist jetonte i qetë në Budapest. Në lagjen e tij, ai ishte i njohur si “Babi Csatary”. Tashmë ai pritet të përballet me drejtësinë. (LajmeShqip.com)
Monday, 16 July 2012 10:45