Lajme Shqip Saturday, 14 July 2012 18:58

Prishtinë – Privatizuesit e një toke me vlerë prej një milionë e gjysmë euro thonë se kanë paguar 200 mijë euro për blerjen e 91 hektarëve tokë. Këto para thonë se i kanë dhënë në emër të familjes së komandantit Adem Jashari.

Këtë e kanë pohuar tre prej tyre që thoin se këtë shumë ia kanë dhënë Hamdi Thaçit, kushëririt të Kryeministri Hashim Thaçi dhe një biznesmeni nga Drenasi, Bashkim Demaj. “Koha Ditore “ ka siguruar në video që zgjatë mbi 46 minuta, të bërë me telefon në vitin 2009 të bërë në banesën e Zelqif Brakës në Prishtinë , në të cilën shihen duke numëruar 130 mijë euro para kesh.

Numërimin tyre e bëjnë Bekim Krasniqi nga Malisheva dhe Shkëlzen Zariqi nga Prishtina dhe Islam Musliu nga Podujeva. Në video shihet edhe Zelqif Braka nga Kaçaniku, i njohur si “Buqi”, si dhe vëllezërit Avdie Veslel Jakupi nga Suhareka dhe familjarë të Zelqif Brakës i cili prej kohësh ndodhët në burg.

Këto para thonë se i kanë dhënë ryshfet për privatizimin e 91 hektarëve tokë në Milloshevë të Obiliqit në valën e 34 të privatizimit. Toka është shitur 1.5 milionë euro më 20 maj 2009.  Kjo tokë, pronë e “Muzakaj Sh.p.k.” fillimisht është blerë Bekim Krasniqi nga Malisheva dhe Shkëlzen Zariqi nga Prishtina dhe Islam Musliu nga Podujeva.

Dy të fundit thonë se janë mashtruar më vonë nga Bekim Krasniqi, dhe sipas tyre, ai ka lidhur kontrata të tjera me persona të tjerë, dhe se tashmë e ka shitur shumicën e tokës duke fituar shumëfish. Miliona. “Bekim Krasniqi pa investuar asnjë cent ka arritur me mashtrime ta marr tokën”, ka thënë Shkëlzen Zariqi. Ai ka konfirmuar se videoja është xhiruar në shtëpinë e Zelqif Brakës, dhe se paratë nga ai dhe Braka u janë dhënë Hamdi Thaçit e bashkim Demajt.

Një gjë ët tillë e ka konfirmuar edhe Islam Musliu nga Podujeva, siç ka thënë ai, me të dëgjuar nga Braka dhe Zariqi. Bekim Jashari ka thënë se kjo nuk është hera e parë që dikush keqpërdor emrin e kësaj familje për përfitime personale. (LajmeShqip.com)