Lajme Shqip Thursday, 12 July 2012 14:43

Prizren – Policia e Kosovës shton  masat e sigurisë në qytetin e Prizrenit, gjatë ditëve kur që po zhvillohet festivali i filmit “Dokufest”.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës vërehen në shumë pjesë të qytetit e veç anërisht përreth kinemave qoftë të hapura apo të mbyllua ku po bëhet shfaqja e filmave dokumentarë dhe të shkurtër që janë pjesë e garës në festivalin e filmit “Dokufest”. Zëdhënësi, Hazir Berisha, tha se plani operativ ka për qëllim krijimin e një sigurie më të lartë si për qytetarët e po ashtu edhe për mysafirët e huaj numri i të cilëve nuk është i pakët.

Policët e Kosovës, përfshirë këtu edhe ata të njesitit antidrogë  kanë nisur punën e tyre nga data shtatë korrik kur ka nis festivali ndërkombëtari i filmit dokumentar dhe të shkurtër dhe do të jenë në detyrë deri me 15 korrik kur pritet të përfundojë “Dokufesti” tha zëdhënësi i Policisë për regjionin e Prizrenit,Hazir Berisha.

Policia gjithashtu në sheshin “Shatërvan” ka vendos 40 kamera vëzhgese, të cilat përcjellin lëvizjet e qytetarëve e që janë një mundësi e mirë e zbulimit të incidentevë të mundshme. (LajmeShqip.com)