Prishtinë – Përfaqësues të disa shoqatave serbe në Kosovë kanë deklaruar se do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes të cilit do të kërkojnë prishjen e të gjitha marrëveshjeve mbi Kosovën, të arritura në bisedimet mes Beogradit e Prishtinës në Bruksel. 
Përfaqësuesit e shoqatave “Solidariteti serbo-slloven, “Atdheu” dhe “Serbia e Vjetër” kanë njoftuar në një konferencë për gazetarë në veri të Mitrovicës se nënshkrimi do të fillojë të enjten, transmeton REL.
Përmes peticionit thuhet se do t’i kërkohet presidentit të Serbisë, qeverisë e Kuvendit që të prishë të gjitha marrëveshjet, meqë sipas tyre, përmes tyre shuhen institucionet serbe ne Kosovë. Në bisedimet e zhvilluara mes Kosovës e Serbisë në Bruksel janë arritur shtatë marrëveshje. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 11 July 2012 20:46