Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 14:45

Marka e llakëve ‘Ciate’ sapo ka lançuar koleksionin me të ri për sezonin veror. Ky koleksion përmban ngjyra të ndezura dhe mjaft atraktive, ngjyra të cilat e bëjnë dorën tuaj të spikasë.

Tre ngjyra të ndezura, me të cilat mund të eksperimentoni për të pasur rezultatin e dëshiruar. Vera është koha ideale ku ju mund të kujdeseni për pamjen e duarve tuaja, duke i bërë ato të duken të veçanta.

Tendencat e verës na sjellin tre tone të reja emocionuese dhe interesante. Këto ngjyra atraktive dhe seksi, kanë aftësinë për të shkaktuar reagim të menjëhershëm tek njerëzit që ju rrethojnë, sidomos nëse këto ngjyra shoqërohen me një bikini në bregun e detit. (LajmeShqip.com)