Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 13:21

Ushqimi i shëndetshëm është bërë prioriteti kryesor për shumicën e njerëzve në ditët e sotme. Zbuloni se cilat janë ushqimet më të mira për ju, që duhet të konsumoni dhe si rezultat, do të zbuloni se çfarë keni qenë duke bërë gabim në dietën tuaj, që s’ka pasur asnjëherë rezultat.

Informacione nga më të ndryshmet për ushqimet, këshilla se çfarë është e shëndetshme dhe jo për organizmin tuaj, si dhe problemi i obezitetit me të cilin njerëzit po e vuajnë çdo ditë. Prandaj, interesi për një dietë të shëndetshme për të rënë në peshë është bërë qëllimi kryesor i njerëzve.

Shumë njerëz mendojnë se të konsumosh fruta, si një dietë e shëndetshme, për pakësimin e yndyrës që ato marrin në ushqim. Në fakt, këto janë thjesht mite.

1- Miti i sallatës me pak yndyrë.
Shumë dietologë këshillojnë konsumimin e sallatës me pak yndyrë, si një mënyrë për të kontrolluar peshën. Mjekët dietologë si Vicky Edgson dhe trajneri i personazheve të famshëm si James Duigan, thonë që konsumimi i sallatës me pak yndyrë ndihmon trupin të tresë ushqimin në mënyrë efikase.

2- Miti i qumështit të skremuar.
Shumë njerëz nuk konsumojnë më qumështin natyral për të shmangur kaloritë e tepërta, në vend të qumështit natyral përdorin qumësht të skremuar. Në fakt kjo është një ide e gabuar, nëse dëshiron të pish një gotë qumësht në ditë, atëherë do të ishte më mire që të konsumonit qumësht natyral sepse ka vitamina A, D, E, K, që në fakt qumështi i skremuar nuk i ka.

3- Miti i konsumit të margarinës.
Shumë njerëz nuk e konsumojnë më gjalpin natyral, por përdorin margarinën, duke menduar se ka më pak kalori. Gjalpi përmban shumë kalori si një produkt natyral, dhe duke e hequr nga ushqimet që konsumojmë, do ta kemi më të lehtë të humbasim peshë.

4- Dieta me fruta.
Kur është fjala për të ushqyerit shëndetshëm, gjithmonë duhet të ushqehemi me fruta dhe perime, sepse ato janë më të mira për shëndetin tonë. Në fakt, frutat përmbajnë sasi të mëdha sheqeri duke i bërë ato të dëmshme për shëndetin tonë, prandaj do të ishte më e këshillueshme që të konsumojmë më së shumti perimet. (LajmeShqip.com)