Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 15:35

Beograd – Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Vuk Jeremiç ka deklaruar sot se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës së kryesimit të tij në Asamblenë e  Përgjithshme të OKB-së do të ishte një akt provokimi i pakuptimtë të cilin ai nuk do ta lejonte.

“Derisa Serbia të kryesojë KB-në, e kjo do të ndodhë gjatë vitit në vijim , kjo do të mund të ndodhë vetëm mbi mua të vdekur”, ka thënë Jeremiq gjatë konferencës së shtypit pas takimit me ministren qipriote të Punëve të Jashtme  Erato Kozaku Markulis.

Ai shpreson se një kërkesë e tillë nuk do të bëhet. Ai ka përkujtuar se dy shtete në Këshillin e Sigurimit (Rusia e Kina) me të drejtë vetoje, kanë qëndrim të qartë ndaj Kosovës ashtu sikur dhe Serbia, e ky qëndrim është se Kosova nuk është shtet, prandaj edhe nuk mund të bëhet anëtare e OKB-së.