Për aq kohë sa kanë ekzistuar dasmat, ka ekzistuar edhe torta e dasmës. Gostia e shijshme është simbol i fertilitetit dhe një hajmali e mirë për një martesë të lumtur.
Pavarësisht ndryshimeve në kohë, torta vazhdon të ruaj vendin e nderit në hollin e ceremonisë dhe simbolikën e saj antike.
Kohë më parë, në kultura të ndryshme, torta përgatitej nga të ftuarit dhe sillej prej tyre gjatë ceremonisë. Grekët e lashtë përdornin kek me susam, ndërsa romakët vendosnin kek me miell gruri në kokën e nuses, duke menduar se kjo rrit fertilitetin.
Baza e tortës kanë qenë frutat, mielli i grurit dhe farat e susamit.
Sot tortat moderne vijnë me një mori zgjedhjesh, me ngjyra nga e bardha te çokollata e errët, dhe me kombinime të detajuara me të gjithë elementët e tjerë të ceremonisë. Ato dallohen edhe për larmishmëri në formë dhe në përmasa. Për pastiçeritë përgatitja e tortës së dasmës është shndërruar në një art më vete, i cili kërkon specialitet, talent dhe shumë kreativitet.
Tuesday, 10 July 2012 15:00 